OAK viziton anëtarët

Në vazhdën e vizitave tek bizneset, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin anëtarë tePazari.com, ku u pritën në takim nga përfaqësuesit Florina Qupevaj dhe Ardin Shuki.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për çështjet që po pengojnë të bërit biznes në vend, njëkohësisht u njoftuam edhe për zhvillimin që ka pasur biznesi deri më tani dhe koordinimin e aktiviteteve në mënyrë të përkrahjes së dy anshmë.