Oda e Afarizmit të Kosovës

 

Me qëllim që vazhdimisht të jenë afër bizneseve dhe t’i ofrojnë përkrahje në problemet me të cilat po përballen, përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset e Komunës së Ferizajt.

Në këtë rast, ato u pritën nga përfaqësuesit e EURO SWISS, BERISHA Palace, COTTO Brasserie & Restaurant, Fabrika e Veglave “Plus”, Ujëvara Resort, Restaurant Freskia dhe Sela – Impex.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës njoftuan për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare.

Ndërsa, në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.