Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan disa biznese të Komunës së Ferizajit, e ku në takim u pritën nga “AZ Group” SH.P.K., “Geris Corporation”, “Profil Star”, Fabrika e Ëmbëlsirave Vlera, DataProgNet dhe ANB Baliu.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan problemet që bizneset në Komunën e Ferizajit po ballafaqohen, e ndër të cilat më kryesoret kanë të bëjnë me kuadrin e kualifikuar.

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes takimeve të këtilla të drejtpërdrejta me bizneset po identifikon probleme të shumta të cilat i adreson tek institucionet e Kosovës.