OAK viziton bizneset në Komuna e Ferizajt

Me qëllim diskutimit rreth mundësive të bashkëpunimit dhe identifikimit të sfidave me të cilat po përballen bizneset, ashtu që OAK të loboj në zgjidhjen e tyre, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan disa nga bizneset e Komunës së Ferizajt.

Ndër të cilat ishin edhe Këneta e Purepower Filters.

Që të dy bizneset u njoftuan më hollësisht lidhur me shërbimet e OAK-së dhe çështjet që ka trajtuar deri më tani, me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vend.

Besart Bytyqi përfaqësues i “Këneta” SH.P.K theksoi që janë pjesë e tregut që nga viti 1999 dhe se ofrojnë vegla të ndryshme të punës. Ai shtoi që një nga problemet kryesore me të cilat po përballen bizneset është falsifikimi i brendeve, për të cilën ende nuk është ndërmarr ndonjë veprim konkret lidhur me këtë çështje, e që po paraqet një sfidë në vete për këtë sektor.

Ndërsa, pronari i “Pure Power Filters” L.L.C Adil Bajraktari një fokus të veçantë i kushtoi problemeve të lirimit të lëndës së parë nga taksa doganore, pasiqë sipas tij disa pjesë lirohen, ndërsa disa tjera nuk pranohen si të tilla.

Për më shumë, “Pure Power Filters” L.L.C është prodhues dhe distributor i mbi 100 lloje të ndryshme të filterave dhe funksionon që nga viti 2002 duke qenë lider në sistemet e filterave në Kosovë.

Në fund të këtyre takimeve, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.