OAK viziton bizneset në Komunën e Gjilanit

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vazhdoi vizitat tek bizneset në Komunën e Gjilanit, ku u prit nga përfaqësuesit e bizneseve FLORA C Sh.p.k Gjilan, Euro-Model, Mobicasa, Agro Hermes, O’Dini dhe Automatics-ks.

Qëllim i këtyre takimeve ishte informimi për shërbimet dhe lobimin që Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) ka bërë deri më tani për bizneset e saj anëtare, duke pasur si synim kryesor krijimin e klimës më të mirë për të bërit biznes në vend.

Gjatë kësaj vizite, OAK u njoftua nga afër me veprimtaritë e bizneseve të takuara dhe njëkohësisht identifikoi disa nga sfidat me të cilat po përballen ato.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.