Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në vazhdimësi viziton bizneset në të gjitha Komunat e Kosovës, ndërsa kësaj radhe ka ndaluar tek bizneset në Komunën e Lipjanit dhe Shtimes.

Përfaqësueset e OAK-së u pritën në këto takime nga Hetem Imeri, përgjegjës i kompanisë Lexalko Shpk në Lipjan, Fexhri Luma pronar i kompanisë Luma Commerce,  Fadil Sopa pronar i kompanisë 7 Vëllezërit Center dhe Fatos Sokoli nga Bledi Color në Komunën e Shtimes.
Përgjatë këtyre takimeve, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy palëve.

Për më tepër, kompania Lexalko Shpk  është përfaqësuesi zyrtar, i makinerive për zhvendosjen e dheut LIEBHERR.

Lexalko Shpk,  gjithashtu është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i makinerive asfaltshtruese AMMANN, motorave DEUTZ, motorave CUMMINS, filtrave FLEETGUARD dhe dhëmbëve te kovave ESCO. Kompania Luma Commerce, posedon pompën e benzinës, restaurantin ditor, sallë dasmash, Auto Servis Mekanik dhe Elektro si dhe kontrollimin teknik të automjetëve.
Ndërsa, 7 Vëllezërit Center është kompani e cila posedon restaurantin dhe supermarketin. Kjo kompani është themeluar në vitin 2000. Kurse, Kompania Bledi Color është themeluar në vitin 2001 me një  numër të vogël të produkteve. Kompania Bledi Color nga viti 2004 ka filluar me nuancimin e fasadave dhe ngjyrave për mure të mbrendshme dhe të jashtme me sistemin kompjuterik Slloven JUB – Jumix.
Për më shumë informacione, klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.facebook.com/lumacomer