OAK viziton bizneset në Komunën e Pejës

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vazhdoi vizitat tek bizneset në Komunën e Pejës, ku kësaj radhe u prit nga përfaqësuesit e bizneseve EJONA, PrimoFlex Mattress, Apikos, Vokshi Commerce, MOLIKA dhe Termoteknika.

Qëllim i këtyre takimeve ishte informimi për shërbimet dhe lobimin që Oda e Afarizmit të Kosovës ka bërë deri më tani për bizneset e saj anëtare, duke pasur si synim kryesor krijimin e klimës më të mirë për të bërit biznes në vend.

Gjatë kësaj vizite, OAK u njoftua nga afër me veprimtarinë e bizneseve të takuara dhe njëkohësiht identifikoi disa nga sfidat me të cilat po përballen ato.

Në fund të këtyre takimeve palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.