Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka vizituar bizneset në Komunën e Pejës me ç’rast u njoftuam nga afër me problemet të cilat këto biznese po i hasin në vazhdimësi.
Përfaqësueset e OAK-së vizituan bizneset GRUDA, Vellezerit Neziraj dhe GenTex1, ku u pritëm në takim në GRUDA
nga pronari i kompanisë Gramoz Gruda, tek Vellezerit Neziraj nga pronari Shaban Neziri dhe Adnan Neziri si dhe tek biznesi Gentex nga Veton Muriqit.
Përgjatë këtyre takimeve u shpalosën problemet dhe vështirësitë që po hasin bizneset si dhe punët e mira që OAK ka bërë deri më tani. Ndërsa, mundësitë e bashkëpunimit në mes dy palëve mbetën të hapura.
Për më tepër, kompania GRUDA është kompani prodhuese e cila merret me prodhimin e mjaltit, produkteve të ndryshme kozmetike, hojëve të bletave etj. Përderisa, Vellezerit Neziraj janë kompani që posedojnë stallën e kafshëve, fabrikën e mishit, therrtoren, mishtoren, restaurantin dhe sallën e dasmave. Ndërsa, kompania Gentex është distributor për Kosovë për elemente të ndryshme shtëpiake.
Për më tepër, klikoni në linqet mëposhtme:
https://www.facebook.com/grudacompany
https://www.facebook.com/ekonatyra.shpk