Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u priten në takim nga pronari i biznesit Alko Group, Petrit Hakaj.
Zyrtarja Rreze Cana shpalosi aktivitetet dhe shërbimet që oda ofron tashmë tre vite duke qenë odë më kredibile në vend.
Theks të veçantë i’u kushtua memorandumeve të bashkëpunimit që OAK ka nënshkruar me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset anëtare.
Ndërsa Hakaj, prezentoi shërbimet që ofrojnë dhe problemet me të cilat po përballen si biznes i sektorit të ndërtimtarisë.
Ndër të tjera, ai përgëzoi odën për punën që po bën për bizneset.
Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë vizitoni: http://alkogroup.net/