Zyrtaret e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) vizituan bizneset në Komunën e Shtimës me ç’rast vizituam edhe biznesin anëtar Buttefly.

Në këtë takim u mirëpritëm nga pronari i kompanisë Ragip Durmaku ku me këtë rast diskutuam rreth veprimtarisë së kompanisë, aktiviteteve dhe donacioneve të fundit që kompania Butterfly ka bërë.

Në kuadër të këtij takimi bashkëbiseduam edhe rreth objektivave dhe planit afatgjatë-strategjik që kompania Butterfly ka për pesë vitet e ardhshme.

Pronari i kompanisë, në fund të takimit falënderoj zyrtaret e OAK-së për vizitën ndërsa theksoi se oda është duke e bërë një punë të mrekullueshme në ndihmë të bizneseve të vendit.

Për më tepër, Butterfly bënë prodhimin dhe paketimin e produkteve të higjienës personale. Kompania Butterfly ka në pronësi të vetën brendet e mirënjohura: Pelenën për fëmijë Nina, Letrën e lagur për fëmijë Butterfly, si dhe vatat higjienike të ciklit ditor Butterfly, Every day dhe Every Time.

Informacione  konkrete, rreth kompanisë mund të gjeni përmes linkut në vazhdim:

https://www.facebook.com/butterfly.rks