Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin anëtar Dona Doni LLC

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset gjatë operimit të tyre e mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

Dona Doni LLC është themeluar në vitin 1989 dhe konsiderohet si një nga bizneset më stabile.

Kompania Dona Doni është një nga kompanitë lider në rajon për furnizim me material ndërtimor dhe ndërtim.

Aktualisht Dona Doni operon në tregje të ndryshme ndërkombëtare me synim të vazhdueshëm për të zgjeruar më tej veprimtarinë e saj.