Kryetari i bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi së bashku me anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Lulzim Begaj dhe Hasan Gigollaj vizituan biznesin prodhues, anëtar në OAK Liri, ku u pritën në takim nga Arben Tershnjaku.

Qëllim i kësaj vizite ishte diskutimi lidhur me rrjedhën e procesit të prodhimit vendor që është duke vazhduar këto ditë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet biznesi si rezultat i ballafaqimit me situatën e krijuar nga pandemia globale Covid-19 e që ka ndikuar direkt edhe tek bizneset dhe ekonomia vendore.

Ndër të tjera, u diskutua edhe identifikimi i mënyrave më të favorshme ashtuqë kjo periudhë të kalohet sa më lehtë dhe të mos lë gjurmë negative në ekonominë e vendit dhe atë se çfarë do të na pres pas virusit corona.

OAK shprehu që edhe gjatë kësaj periudhe do të qëndroj afër bizneseve anëtare duke i informuar vazhdimisht për çdo risi dhe duke avokuar kërkesat e tyre tek institucionet relevante.