Oda e Afarizmit të Kosovës

Në kuadër të vizitave në Komunën e Pejës, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, u pritën në takim nga pronari i biznesit Aralbi & 7D, Sylejman Dervishaj.

Gjatë këtij takimi, OAK u informua më detajisht me punën e veprimtarisë së biznesit duke diskutuar edhe për sfidat me të cilat biznesi po përballet.

Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e çmimeve si dhe konkurencën e ashpër e jolojale.

Aralbi & 7Dështë themeluar në vitin 2000 si biznes familjar, biznesi merret me shitjen e materialeve për ndërtimtari, hidro dhe termo izolime, etj.