Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar një takim me biznesin ATB Technology i cili funksionon në kuadër të Agroprodukt, me pronar Agron Tahirukaj

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat përballet biznesi gjatë veprimtarisë së tij dhe mundësinë e delegimit të tyre me anë të bashkëpunimit të cilin i ofron OAK.

ATB Technology punon me materialet e REHAU si GENEO dhe SYNEGO, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë variantesh të ngjyrave dhe dizajnit.

ATB Technology ka traditë 40 vjeçare, ku veprimtarinë e saj e ka filluar në vitet e 80-ta.

Në fund të takimit palët lanë mundësinë e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes tyre.