Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Vullnet Maxhuni, përfaqësues i biznesit Binni.
Qëllim i këtij takimi ishte informimi më i detajuar mbi shërbimet që #OAKofron për bizneset anëtare, e ku theks i veçantë i’u kushtua disa nga çështjeve të trajtuara deri më tani.
Maxhuni veçoi disa nga sfidat me të cilat ata si biznes po përballen dhe la të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Për më shumë, Binni është një ndër kompanitë e para të Kosovës në fushën e shërbimeve dhe prodhimit të dyerve, dritareve dhe produkteve tjera të fushës së mobilerisë, që nga viti 1989.