Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin BurakSH.P.K., me seli në Prizren.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e kompanisë, Ediz Çabrati, u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësitë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

Burak SH.P.K. është themeluar si biznes rreth vitit 1994, është biznes familjar. Fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në tregtinë e pjesëve të kamionëve dhe autobusëve, ndërsa pas vitit 2000 ka filluar edhe furnizimin me vaj dhe pajisje të tjera për makineri.

Këto pajisje Burak SH.P.K. i importon reth 93% nga BE-ja ndërsa 7% nga Maqedonia dhe Turqia. Burak SH.P.K. veprimtarinë e saj e shtrinë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.