Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë takimeve në komunën e Suharekës vizituan edhe biznesin N.P.SH Çeliku VG, ku u pritën në takim nga drejtori i kompanisë Rexhep Gashi.

Çeliku VG është kompani e cila merret me prodhimin e konstruksioneve metalike dhe pjesëve të tyre, prodhimin e dyerve dhe dritareve nga metali, e shumë të tjera. Kompania është biznes familjar dhe me punën e saj ajo eksporton edhe jashtë vendit.

Çeliku VG ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim, mirëpo ka nevojë për mbështetje në menyrë që të përjetojë atë ndryshim.

Si shumë biznese të tjera, edhe biznesi në fjalë përballet me sfidat e ngritjes së çmimeve dhe mungesës së lëndës së parë.