Përfaqësues nga Oda e Afarizmit u pritën në takim nga Edona Demaj pronare e biznesit ECOKOS, me të cilën diskutuan rreth sfidave me të cilat po përballen ndërmarrjet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Odën.

ECOKOS është kompani që merret me mbledhjen, përpunimin dhe eksportimin e vajrave të konsumuara.