Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Hysni Prelvukaj, pronar i kompanisë Ejona sh.p.k, me seli në Pejë

Takimi kishte karakter njohës mes të dyja palëve, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të bizneseve anëtare, me qëllim të tejkalimit të vështirësive që këto të fundit hasin gjatë operimit të tyre.

“EJONA Sh.P.K” është përfaqësuese e shumë prodhuesve të njohur botëror të paisjeve të të gjitha llojeve për ngrohje, ftohje, ventilim, klimatizim, ujësjellës, kanalizim, ashensorë dhe shkallë lëvizëse.

Ky biznes funksionon që nga viti 1990 dhe tani numron rreth 50 punëtorë.

Në fund të takimit palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet tyre.