Zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës, në kuadër të vizitave në Komunën e Prishtinës u pritën në takim nga Florim Stublla, Pronar i Kompanisë, veprimtaria e të cilës ka filluar në vitin 2005.

ERONA BAU është kompani që merret me tregtinë me shumicë të veglave të punës.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi në fjalë po has gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndër të cilat sfida kryesore janë rivlersimi i mallit të importuar dhe inkuadrimi i vlerës së transportit në taksën doganore mbi mallin.

Po ashtu u diskutua dhe për benefitet që ofron Oda dhe mundësinë e bashkëpunimit me Odën.