Në kuadër të vizitës tek bizneset në Komunën e Prizrenit, përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesit e biznesit Euro Food Mehmet Shala dhe Yrmet Rrahmani.
Gjatë këtij takimi u diskutuan shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, çështjet e shtyera para dhe sfidat e të bërit biznes.
Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.