Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Bekim Xhema, pronar i kompanisë Fortesa Com

Takimi kishte karakter njohës dhe u realizua me pronarin Bekim Xhema, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të bizneseve anëtare dhe vështirësive që këto të fundit hasin.

Fortesa Com është një ndër kompanitë më të mëdha të shitjes me shumicë në Kosovë e cila merret me distribuimin dhe shitjen e produkteve ushqimore.

Në fund të takimit palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet tyre.