Gjatë vizitës tek bizneset ne rajonin e Vitisë, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Golden Egg 2021 SH.P.K.

Gjatë takimit të realizuar u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me OAK-në, shërbimet që oda ofron për bizneset, çështjet për të cilat jemi duke lobuar e nevoja për ofrimin e përkrahjes insitucionale për bizneset gjatë kësaj kohe të krizës ekonomike.

Golden Egg 2021 SH.P.K. është themeluar si biznes në nëntor të vitit 2021, është biznes familjar dhe investimet në blerjen e fermës i kanë bërë me mjete vetanake. Fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në prodhimin e vezëve. I njejti aktualisht në fermë ka rreth 6300 pula dhe prodhimtaria ditore e vezëve është rreth 5000 vezë, shitjen e të cilave e bënë kryesisht në marketet me të cilat bashkëpunon.

Si problem kryesor që po përballen ky sektor është kryesisht rritja rreth 70% e çmimit të koncentrateve që ia zvogëlon fitimin dhe ia pamundëson rritjen më të shpejtë të biznesit.