Përfaqësueset nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Horeca LLC, ku u pritënnga menaxheri Besfort Gashi.
Zyrtaret e OAK-së e njoftuan për aktivitetet dhe shërbimet që ofron oda për bizneset anëtare, ku theks i veçantë i’u kushtua problemeve të trajtuara dhe zgjidhjeve të bëra.
Ato u fokusuan edhe në lobimin e vazhdueshëm që Oda e Afarizmit të Kosovës po bënë për ndryshimet e ligjeve ashtuqë të jenë në favor të bizneseve dhe të mundësojnë zhvillimin e tyre.
Gashi informoi që Horeca LLC është prezente në treg që një periudhë të gjatë kohore dhe përveç në Kosovë, ajo është e shtrirë edhe në Shqipëri, Maqedoni e tani së shpejti edhe në Greqi.
Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, Horeca LLC ofron shërbime për mirëmbajtje dhe servisim të pajisjeve të sektorit të gastronomisë.