Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë vizitave në terren ka ndaluar për të vizituar edhe biznesin INOVA – Plastic Pipe Industry në Komunën e Gjakovës.
Përfaqësueset e OAK-së u pritën në këtë takim nga Butrint Batalli, me ç’rast u u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit si dhe shërbimet të cilat OAK i ofron për bizneset.
Përndryshe, INOVA – Plastic Pipe Industry është kompani prodhuese e dedikuar që në mënyrë të vazhdueshme të avancoj produktet e saja duke zbatuar inovacionet në prodhimtari dhe menaxhim kualitativ për t’iu siguruar gypa të plastikës dhe shërbime të konsulencës me cilësi dhe çmime të volitshme klientëve të saj.
Për më tepër informacione, klikoni në linqet e mëposhtme:
https://m.facebook.com/inovapipes