Në kuadër të vizitave te bizneset, zyrtar të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar një takim me Artan Bejta, përfaqësues i biznesit Instalues Elektrik “Toni – Goni”

Gjatë këtij takimi janë diskutuar sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Instalues Elektrik “Toni – Goni” bën tregti me shumicë të pjesëve elektronike, pajisjeve hidraulike dhe të ngrohjes, si dhe pjesëve të furnizimit.

Në fund të takimit, palët lanë̈ të hapura mundësitë̈ e bashkëpunimit.