OAK viziton biznesin InterPLAST TROCAL

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Interplast Arian Xhymshiti.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi informoi për çështjet që oda është duke i shtyer para, e ndër të cilat theks kryesor i’u kushtua lobimit për përmirësim të klimës së të bërit biznes në vend, mungesa e harmonizimit të ligjeve, lirimi i lëndës së parë për bizneset prodhuese dhe nevojën për ligj për tregti të brendshme.

Xhymshiti falënderoti Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën, ku tutje shtoi që kushtet e të bërit biznes vetëm se po rëndohen.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.