Gjatë ditës së sotme, përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan Istanbul Dantel, ku u pritën nga pronari Nexhmedin Hoti.
Zyrtaret e OAK-së njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi , shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi.
Hoti përgëzoi OAK-në për punën e realizuar deri më tani, duke shtuar që prania e një Odë të tillë e cila lobon në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë ka qenë shumë e nevojshme.
Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë, Istanbul Dantel funksion që nga viti 2011 dhe ofron një përzgjedhje të madhe të pëlhurave ekskluzive.