Në kuadër të vizitave tek bizneset në komunën e Prizrenit, zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar biznesin “Kaan Invest”

Gjatë takimit, përfaqësuese të OAK-së u pritën në takim nga pronari i biznesit Sabir Gashi ndërsa nga afër u njoftua me aktivitetet, punën dhe shërbimet të cilat ka ofruar dhe vazhdon që t’i ofrojë OAK, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve.

“Kaan Invest” merret me montimin dhe servisim të ashensorëve.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.