Zyrtarët e OAK-së, vizituan biznesin Kabashi Group & PVC në komunën e Suharekës, ku u pritën në takim nga drejtori menaxhues i biznesit z. Fatos Kabashaj.

Kabashi Group & PVC është biznes i cili merret me prodhimin e artikujve të plastikës për ndërtimtari dhe produkteve të tjera të plastikës, zhvillimin e projekteve të ndërtimit, formësimin dhe përpunimin e qelqit të rrafshët e shumë të tjera.

Me punën e tij biznesi përveç që ka arritur të përmbush kërkesat e tregut vendor ai ka filluar që të eksportojë edhe jashtë vendit.

Gjatë takimit, biznesi u njoftua me shërbimet dhe punën e Odës deri më tani dhe planet e prioritetet për të ardhmen. rreth planeve të Odës për të ardhmen. Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.