Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Agim Kaçorrja, pronar i kompanisë “Kaçorraj Beton” SH.P.K. me seli në Deçan.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe shërbimet që i ofron Oda për bizneset anëtare.

Kaçorraj Beton SH.P.K. është kompani që vepron në lëmin e prodhimit të betonit të përzier, të gatshëm për përdorim. Përveç betonjerkës, ata janë të shtrirë edhe në sektorin e gurthyesit dhe aktualisht kanë 22 të punësuar.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.