Në vizitën në komunën e Fushë Kosovës zyrtarët e Odës së Afarizmit zhvilluan takim me biznesin Kahn & Co, ku u pritën nga Drejtori i Komoanisë Florent Vranica.


Gjatë takimit të zhvilluar zyrtarët e OAK-së u njoftuan më shumë rreth sfidave, punës dhe historisë së biznesit, e në anën tjetër gjithashtu edhe biznesi u njoftua me punën e Odës së Afarizmit të Kosovës në përgjithësi.


Rritja e vazhdueshme e çmimeve, informaliteti dhe ndërprerja e investimeve kapitale ishin vetëm disa nga shqetësimet dhe sfidat me të cilat po perballet biznesi në fjalë. Sipas biznesit, përkrahja dhe fokusi më i madh tek bizneset e vogla dhe të mesme do të ndihmonin në zhvillimin më të madh ekonomik të vendit.
Përndryshe, Kahn & Co është fabrikë e cila merret me prodhimin e mobileve, kuzhinave, dhomave të fjetjes dhe enteriereve të ndryshme.