OAK viziton biznesin KUTIA

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpriten në takim nga pronari i biznesit Arianit Fazliu.

Zyrtaret e OAK njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që #OAK ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi , shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi. Gjithashtu, theksuan çështjet që Oda ka lobuar deri më tani.

Fazliu prezantoi veprimtarinë dhe shërbimet që Kutia ofron tash e 6-të vite si zhvillime dhe dizajne të webfaqeve.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë vizitoni https://kutia.net/ .