Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar një takim me përfaqësuesin e kompanisë L&G, Flamur Salihu.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth fushëveprimtarisë së biznesit në fjalë e sfidat me të cilat po përballen bizneset e alternativat e zgjidhjes së tyre.

L&G është kompani e cila kryen aktivitete te shërbimit të zjarrfikësve.

Gjithashtu kjo kompani ofron aparate për shuarjen e zjarrëve fillestare të të gjitha llojeve, aparatura, hidrantë/kuti e ndihmës së parë, detektor kundër zjarri, bënë matjen e shtypjes së ujit në hidrantë etj.

Në fund të takimit palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.