Në kuadër të vizitave tek bizneset, zyrtaret e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i biznesit Azem Lajqi

Gjatë këtij takimi janë diskutuar sfidat me të cilat përballet biznesi në fjalë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, mundësia e përftimit të granteve, sigurimi i stafit afatgjatë, problemet me ujin e të tjera.

Merkos Granit Mermer është biznes me përvojë mbi 30 vjeçare dhe ofron shitje dhe montimin e mermerit dhe granitit në ambiente të ndrysmë banuese dhe jo banuese.

Në fund të takimit, palët lanë̈ të hapura mundësitë̈ e bashkëpunimit.