Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) biznesin Neli – Com SH.P.K., me seli në Pejë.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e kompanisë, Nezir Gashi, u diskutua rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe me qëllim të tejkalimit të tyre.

Neli – Com SH.P.K. ka filluar të operoj si biznes rreth vitit 2000, fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në shitjen e materialeve për mobileri, shitja me shumicë dhe pakicë e laminatit dhe shitja e mobileve të ndryshme.

Aktualisht ka të punësuar rreth 20 punëtorë.Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.