Zyrtaret nga Oda e Afarizmit të Kosovës zhvilluan takim me biznesin Nera Dekor ku së bashku shkëmbyen informacione rreth shërbimeve që të dy palët ofrojnë.
Pronari i këtij biznesi prodhues shpalosi problemet me të cilat po ballafaqohen si biznes, ndërsa OAK mblodhi të gjitha shqetësimet rreth këtij biznesi, dhe njoftuan perfaqësuesit se do të lobojmë sikurse për të gjitha bizneset për zgjidhjen dhe lehtësimin e këtyre barrierave që sektori privat po ballafaqohet.
Për më shumë, Nera Dekor është prodhues dhe eksportues i mobileve dhe kuzhinave me cilësi të lartë.