Oda e Afarizmit të Kosovës

Zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës, në kuadër të vizitave në Komunën e Mitrovicës u pritën në takim nga Kujtim Asllani, pronar i biznesit Pajtimi Qeramike, me seli në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat që biznesi po përballet gjatë ushtrimit të veprimtarisë, ndër të cilat janë mangësitë në ligjin e punës dhe konkurrenca jolojale.

Gjithashtu, u diskutua për benefitet që oda ofron për bizneset dhe mundësinë e bashkpunimit me Odën.

Pajtimi Qeramika është kompani që merret me tregtinë me shumicë të qeramikave, veprimtaria e së cilës ka filluar në vitin 2021.