Oda e Afarizmit të Kosovës

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Pro Transport të cilat u priten nga përfaqesuesit e biznesit Faton Demaj dhe Sokol Loshi.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan përfqaesuesit e bisnesit Pro Transport për misionin e Odës, aktivitetet dhe shërbimet e ofruara, rreth mbështetjes së vazhdueshme tek bizneset në tejkalimin e sfidave të tyre dhe të tjera aktivitete me rëndësi që OAK realizon në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Ndërsa z.Loshi tregoi për veprimtarinë dhe punen e biznesit Pro Transport si një kompani transportuese e cila është themeluar për të udhëhequr dhe ofruar linjat e nevojshme që mungojnë në cilësinë totale të shërbimeve për të plotësuar hendekun e krijuar në tregun kosovar dhe të regjionit në sektorin e transportit të mallrave dhe logjistikës.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.