Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga z. Betim Kollari, përfaqësues i kompanisë Pushkolli Group.

Pushkolli Group është kompani me një përvojë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit, e fokusuar kryesisht me ndërtimin e objekteve të ndryshme banesore dhe jobanesore, me demolimin e objekteve,instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, instalime të ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit, e të tjera.

Në takimin e zhvilluar, biznesi u njoftua lidhur me aktivitetet dhe punën e OAK-së, e në të njejtën kohë u diskutuan gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset e këtij sektori, si rrjedhojë e ngritjes së çmimeve.

Rritja e çmimeve të lëndës së parë, mungesa e stafit të kualifikuar si dhe procedurat e tej zgjatura në institucionet e nivelit komunal janë disa nga sfidat që u theksuan gjatë këtij takimi.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim ndërmjet tyre.