Gjatë vizitës tek bizneset në rajonin e Gjilanit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin RB Metal SH.P.K.

Gjatë këtij takimi të realizuar me pronarin e kompanisë Refik Bajrami, u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësinë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

RB Metal SH.P.K. funksionon tash e një kohë të gjatë si biznes. Tashmë janë në përfundim e sipër të objektit me sipërfaqe prej 1000 m2 në të cilin pritet të zhvendosen brenda 2-3 muajve të ardhshëm.

Fushëveprimtaria e tyre kryesisht shtrihet në prodhimin e llamarinës, kanaleve të ventilimit dhe pjesëve të tjera përcjellëse. I njejti aktualisht në biznes ka rreth 20 punëtor dhe qëllimi i tij është shtimi i produkteve dhe rritja e numrit të punëtorëve. Si problem kryesor që po përballen ky sektor është kryesisht rritja e çmimit të metaleve dhe kjo ka ndikuar ne zvogëlimin e kërkesës.