Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Biznesin Risi SH.P.K., me seli në Prishtinë në Zonën Industriale.

Gjatë këtij takimit të realizuar me pronarin e kompanisë, Sylejman Rrahmani, u diskutuan disa nga sfidat me të cilat po përballen bizneset në vendin tonë dhe mundësitë e ofrimit të përkrahjes më të madhe për bizneset vendore.

Risi SH.P.K. ka filluar të veproi si biznes rreth vitit 1992, fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në shitjen me shumicë të veshmbathjeve.Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.