Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Biznesin Roni & Joni Dekor SH.P.K., me seli në Ferizaj.

Roni & Joni DEKOR SH.P.K. është themeluar si biznes në fund të vitit 2021 ndërsa ende nuk e ka filluar prodhimin, është biznes familjar dhe investimet në fabrikë i ka bërë të gjitha me mjete vetanake. Aktualisht është në proces të montimit dhe të testimit të makinerisë nga ekspert turk. Fushëveprimtaria e tij kryesisht shtrihet në prodhimin e dekoreve nga stiropori.

Pronari Xheladin Haxhidema pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet në fillimet e tij si biznes është optimist për rritje të vazhdueshme të biznesit dhe në këtë formë të rritet edhe prodhimtaria por edhe numri i të punësuarve.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.