Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan bizneset në Mitrovicë, ku u pritën në takim nga Bekim Shala, pronar i biznesit “Shala” SH.P.K.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe informimi nga afër për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare.

“Shala” SH.P.K. ushtron veprimtarinë e saj si biznes që nga viti 2000, fushëveprimtaria e të cilit kryesisht shtrihet në tregtinë me shumicë të pijeve dhe aktualisht ka 9 të punësuar.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.