Oda e Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga pronarët e biznesit Raif dhe Lulzim Shushnjaku.

Anëtari i bordit të #OAK-së Hamdi Malushaj shpalosi shërbimet dhe aktivitetet e Odës që ka realizuar për këto më shumë se dy vite punë. Gjithashtu përgëzoi biznesin për punën e palodhshme duke theksuar që Kosova ka nevojë për biznese që prodhojnë produkte vendore.

Pronarët e biznesit falënderuan Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e vazhdueshme që bën për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Spark prodhon jakne,bluza,maica etj.Ka një numër të madh të punësuar prej 32 persona ku 90% të tyre janë femra.