Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë realizuar një takim me biznesin Steel Skele Takimi kishte karakter njohës dhe u realizua me bashkëpronarin e kompanisë Florim Ismaili, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të bizneseve anëtare dhe vështirësive që këto të fundit hasin.

Steel Skele është fabrikë me investim ndërkombëtar dhe vendor e cila merret me prodhimin e skeleve të ndërtimit.

Po ashtu Steel Skele ofron shërbime me qira të skeleve, skele të sigurisë, skele modulare, skele mobile, skele mobile modulare dhe pjesë të tjera.

Në fund të takimit palët lanë mundësinë e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes tyre.