Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Te Mramort Dekor, të cilat u priten nga pronari Naman Gashi.

Zyrtarja e OAK-së Vanesa Gashi, njoftoi pronarin e biznesit ‘Te Mramort Dekor’ Naman Gashin për aktivitetet e Odës, angazhimin në përkrahjen e biznesve, zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e tyre.

Ndërsa Naman Gashi prezantoi shërbimet që biznesi tij ofron si punimin e dyerve, dritareve, dhomave, kuzhinave nga druri dhe dyer e dritare nga plastika sipas porosive.

Të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.