OAK viziton biznesin Teleperformance Prishtina

 

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Teleperformance Prishtina të cilat u priten nga menaxheri Arben Abrashi.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan z. Abrashi për misionin e Oda e AfarizmitKosovës, në promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit, e cila tashmë që tre vite ka arritur të të jetë një odë kredibile në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Theks të veçantë i’u kushtua çështjeve të trajtuara në vazhdimësi dhe memorandumeve të bashkëpunimit që OAK ka nënshkruar me qëllim të krijimit të më shumë mundësive dhe lehtësira për komunitetin e bizneseve në Kosovë.

Ndërsa z. Abrashi tregoi për veprimtarinë dhe punën e sukseshme të kompanisë ndërkombëtre.

Teleperformance Prishtina, si ndër kompanitë globale në shërbimin ndaj klientëve, e cila ka të punësuar më shumë se 220,000 persona në mbarë botën dhe në degen e saj në Kosovë e cila është hapur nga viti 2017, ka me shumë se 400 të punsuar ndërsa në muajt në vazhdim planifikom të dyfishoj këtë numër të të punsuarve.

Në fund të takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.