Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar studion e bukurisë “Camellias” në Prishtinë, ku kanë diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohet ky biznes.

Pronari i kësaj studioje Safet Emini, ka folur për problemet që i ka si biznes lidhur me tatim, e me theks të veçantë për konkurrencën jolojale në treg dhe për mos përfilljen e kërkesave të tij nga institucionet përkatëse në vend.

Ndërkaq përfaqësuesit e Odës sëAfarizmit të Kosovës kanë shpalosur përpjekjet e tyre për të përmirësuar ligjet që pengojnë punën e bizneseve në Kosovë, gjithashtu edhe krijimin e ligjeve të reja që kanë të bëjnë drejpërdrejt me punën e bizneseve, siç është Ligji për Tregtinë e Brendshme dhe rikthimin e Gjykatës Ekonomike në Kosovë.

Ndryshe, “Camellias” bën edhe trajnime për frizerë.

Për më shumë, palët lanë të hapur mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
https://www.facebook.com/studiocamellias/

Shpërndaje: