Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan Delta Eng, ku u pritën në takim nga pronari, z.Avni Bërveniku.
Koordinatorja e OAK-së Donika Gashi prezentoi aktivitetin e Odës, ku në veçanti u cekën iniciativat OAK-së për ndryshimin e ligjeve në favor të nevojave të bizneseve.
Avni Bërvenik përveç që na njoftoi për sfidat me të cilat po përballet, ai gjithashtu vlerësoi lartë punën e OAK-së, duke shtuar se një Odë e tillë e cila mbron interesat e bizneseve ka qenë e nevojshme për vendin tonë.
Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Për më shumë, Delta Eng është e specializuar për ofrimin e zgjidhjeve për furnizim me energji elektrike, pajisje të telekomunikimit, përfshirë instalime elektrike dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve të ndryshëm.